Mandl kandidon për eurodeputet në Parlament Evropian, shqiptarët në Austri mobilizohen për ta përkrahur

0
179

Lukas Mandl do të kandidojë për eurodeputet në Parlamentin Evropian.

Mandl, që ishte një prej zërave më të mëdhenj për Kosovën në Parlamentin Evropian, do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Përveç se ka lobuar për Kosovën në PE, Mandl ka bërë thirrje për liberalizim të vizave, për anëtarësim të Kosovës në KiE, e kështu me radhë.

Ai do të mundohet të sigurojë ulëse në Parlamentin Evropian, aty ku është me mandat që nga viti 2017.

Për të mbështetur Mandl në rrugëtimin e tij, javën e ardhshme do të mbahet edhe tubim në Baden bei Wien, nga shqiptarët e Austrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here