Mancini: Ishte paraqitje që i kaloi pritshmëritë e mia

0
421

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Hungarisë.

Italia mbrëmë mundi Hungarinë, me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se ishte një ndeshje pozitive për ‘Azurët’. Mancini mendon se Italia e ka merituar fitoren.

“Ishte vërtet një ndeshje shumë pozitive nga ana jonë, sidomos në pjesën e parë. Goli që pësuam, ai që shkaktuam në portën tonë na solli pak frikë e ankth, por ishte një ndeshje që meritonim ta fitonim vetëm ne dhe me një diferencë shumë më të thellë madje, pasi mund të shënonim më shumë”, tha Mancini.

Ai thotë se tek skuadra e tij tashmë ka lojtarë të rinj premtuese.

“Kam shumë të rinj premtues, por ajo që më pëlqeu më shumë ishte mënyra sesi e interpretuam ndeshjen, shumë lëvizje të sakta në zonën e sulmit dhe mund të them se ishte një paraqitje që i kaloi pritshmëritë e mia, ndonëse që pas Gjermanisë thashë se luajtëm mirë”, theksoi Mancini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here