Manchester United shkarkon Ruben Amorim

0
122

Manchester United ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin Ruben Amorim. Vendimi është marrë sot nga bordi drejtues i “Djajve të Kuq”, raportojnë mediat angleze.

Shkarkimi i Amorimit vjen pas barazimit zhgënjyes ndaj Leeds United në fundjavën e kaluar, rezultat që ka shtuar edhe më shumë presionin mbi stafin teknik.

Aktualisht, Manchester United renditet në pozitën e gjashtë në Premierligë me 31 pikë të grumbulluara, një ecuri që nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit dhe tifozëve për këtë sezon.

Ruben Amorim mori drejtimin e skuadrës në vitin 2024, duke zëvendësuar Erik ten Hag, por pavarësisht shpresave për një ringritje, rezultatet nuk ishin në nivelin e pritur nga drejtuesit e klubit.

Tashmë, Manchester United pritet të nisë kërkimet për një trajner të ri, me synimin për të shpëtuar sezonin dhe për t’u rikthyer në garë për objektivat madhorë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here