Manchester United në kërkim të sulmuesit “vrasës”, pesë emra në listë

0
89

Rúben Amorim kërkon përforcimin e fundit dhe më të rëndësishëm për Manchester United: një sulmues qendror të besueshëm. Pavarësisht afrimeve të deritanishme, klubi vazhdon të jetë aktiv në merkato për të mbyllur me sukses ndërtimin e ekipit, shkruan 04 Online.

Në listën e ngushtë të “Djajve të Kuq” janë pesë emra: Benjamin Sesko, Dusan Vlahovic, Ollie Watkins, Jean-Philippe Mateta dhe Nicolas Jackson. Sesko është një nga të preferuarit, por çmimi i tij prej rreth 100 milionë euro e bën operacionin të vështirë pa largime të mëdha nga skuadra.

Gyökeres, Isak dhe Ekitike janë humbur si objektiva, çka e ka shtuar urgjencën për të vepruar. Vlahovic është gjithashtu në radar, ndërsa transferimi i Watkins duket i pamundur për shkak të qëndrimit të Aston Villës. Mateta dhe Jackson mbeten alternativa më të arritshme në rast se dështojnë pistat kryesore.

Me Hojlund ende në vlerësim dhe Zirkzee si i vetmi i sigurt në repartin ofensiv, United duhet të godasë saktë në ditët në vijim për të synuar realisht garën me City dhe Liverpool./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here