Manchester United afër nënshkrimit me mesfushorin Ederson të Atalantës

0
74

Manchester United janë “një hap më afër” transferimit të mesfushorit brazilian Ederson nga Atalanta, teksa klubi synon përforcime pas një sezoni zhgënjyes në Premier League, shkruan 04 Online.

Sipas “GIVEMESPORT”, avancimi i “Djajve të Kuq” drejt finales së Europa League i ka rritur shanset për të përmbushur kërkesat financiare të klubit italian. Fitimi i këtij trofeu do t’i siguronte klubit rreth 11 milionë funte, që do të ndihmonin në realizimin e transferimit.

Ederson shihet si një objektiv serioz për mesfushën dhe vlerësohet të jetë i arritshëm për më pak se 50 milionë funte, pasi po hyn në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Atalantën. United pritet të nisin negociatat në muajt e ardhshëm./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here