Manchester City “shtyp” Arsenalin

0
194

Manchester City fitoi 4-1 “finalen” ndaj Arsenalit, sukses të cilin e meritoi plotësisht dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim.

Kampionët në fuqi dominuan duelin e luajtur në “Etihad Stadium”, përballje ku Kevin De Bruyne shkëlqeu me dy gola të bukur dhe asist.

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe John Stones e Erling Haaland, i cili vetëm në minutat shtesë ia doli të festonte. Ndërkohë, Rob Holding shënoi golin e nderit për skuadrën e Mikel Artetës.

Arsenali vijon të kryesojë Premier League me dy pikë mbi Manchester City, por djemtë e Pep Guardiolës kanë zhvilluar dy ndeshje më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here