Manchester City vazhdon të hasë vështirësi këtë sezon, duke mos arritur të krijojë vazhdimësi në rezultate.
Skuadra e Pep Guardiolës u mposht në “City Ground” nga Nottingham Forest me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Callum Hudson-Odoi në minutën e 83-të, duke i dhënë ekipit të Nuno Espirito Santo një fitore të rëndësishme, shkruan 04 Online.
Edhe pse City krijoi disa raste të mira shënimi, nuk arriti t’i konkretizojë ato, duke dalë duarbosh nga kjo përballje.
Pas kësaj humbjeje, Nottingham Forest ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, katër më shumë se City, që tashmë zbret në pozitën e katërt.
Liverpooli kryeson tabelën me 67 pikë, ndërsa Arsenali mban vendin e dytë me 54 pikë./04 Online