Manchester City ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur thellë Al Ain me rezultat 6:0, shkruan 04 Online.
Ilkay Gundogan hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërsa më pas shënuan Echeverri (27′), Haaland nga penalltia (45+5′), sërish Gundogan (73′), Oscar Bobb (84′) dhe Cherki (89′), i cili realizoi golin e tij të parë me fanellën e Cityt.
Pas kësaj fitoreje, “Citizens” dhe Juventusi kanë nga gjashtë pikë dhe sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Ëydad dhe Al Ain mbesin me nga një pikë./04 Online