Manchester City ka arritur një marrëveshje në parim për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar, Vitor Reis, nga Palmeiras, shkruan 04 Online.
Klubi anglez do të paguajë një shumë prej 29.4 milionë funta për të nënshkruar me talentin brazilian.
Ky transferim pritet të forcojë mbrojtjen e Cityt dhe të sjellë një të ardhme të ndritur për Reis, i cili ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij të shkëlqyera në Brazil./04 Online