Manaj rrëfen eksperiencën te Interi, por…: Sot dua t’u shënoj gol

0
280

Interi udhëton drejt Spezias për të marrë tre pikët që do ta ngjisnin qoftë edhe përkohësisht në krye të renditjes në Serinë A, teksa përballja e pasdites së sotme është mjaft e veçantë edhe për sulmuesin kuqezi Rey Manaj.

I lancuar në futbollin profesionist pikërisht nga zikaltrit në sezonin 2015-2016, por nuk bindi dhe në 2018-ën u shit te spanjollët e Albacetes, ndërsa aktualisht vesh fanellën e Spezias, si i huazuar nga Barcelona.

Në prag të ndeshjes, Manaj është shprehur se është maksimalisht i përqendruar të ndihmojë skuadrën ligure në arritjen e objektivit, teksa ka rrëfyer edhe raportet me disa prej futbollistëve zikaltër.

“Me Mancinin në stol kam luajtur 7-8 ndeshje dhe ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, pasi debutova në Serinë A, ndaj eksperienca te Interi më ka lënë kujtime shumë të bukura. Më shumë kam qenë i lidhur me Perisic e Brozovic, por kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Gjithsesi ajo eksperiencë i takon të shkuarës, pasi tani jam i përqendruar të bëj më të mirën për Spezian. Duam të sigurojmë mbijetesën sa më shpejt dhe do të më pëlqente të shënoja golin vendimtar, qoftë edhe kundër Interit”, u shpreh Manaj./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here