Man Utd arrin marrëveshje me Barçën, tash topi është te De Jong

0
765

Manchester United dhe Barcelona e kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Frenkie de Jongut në “Old Trafford”.

Kjo marrëveshje është arritur për 85 milionë euro përfshirë këtu 65 milionë euro të shit-blerjes dhe 20 të tjera nga bonuset, të cilat kanë mbetur të definohen.

Por, për momentin pengesa kryesore duket të jetë vetë lojtari, shkruan “Esport3”, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, mesfushori holandez nuk po dëshiron të largohet nga “Camp Nou” pasi Barcelonën e konsideron si ekipin e tij të zemrës, ku dëshiron ta vazhdojë të luajë.

Pra, mbetet për t’u bindur ish-futbollisti i Ajaxit, të cilin e do me ngulm në “Teatrin e Ëndrrave” ish-trajneri i tij, Erik ten Hag.

Një tjetër problem është se Man Utd nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm dhe De Jong preferon të luajë rregullisht në këtë garë. /Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here