Man City akuzohet për më shumë shkelje të Fair Play Financiar: A do të votojnë klubet e tjera për përjashtimin nga liga?

0
54

Komuniteti sportiv anglez dhe ai botëror po ndjek me shumë interes zhvillimet në çështjen e Manchester Cityt, i cili është akuzuar për shkelje të rregulloreve financiare.

Kohët e fundit ka pasur përparim të rëndësishëm në hetimin për 115 akuzat kundër klubit dhe Liga Premier është paralajmëruar të përgatitet për të gjithë skenarët e mundshëm.

Liga Premier e ka akuzuar Cityn për shkelje të Fair Play Financiarit, por klubi i mohon fuqishëm të gjitha akuzat. Seanca zyrtare filloi në shtator, por një vendim përfundimtar nga paneli i pavarur ende nuk është arritur. Raportet e reja sugjerojnë se numri i akuzave është rritur në 130.

Klubet e tjera mund të votojnë për fatin e Cityt

Nëse City konfirmohet se ka shkelur rregullat serioze financiare, kjo do të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e garës së Ligës Premier.

Edhe pse nuk është e qartë se çfarë dënimesh do të shqiptohen, ekziston mundësia që një komision i pavarur të rekomandojë përjashtimin e klubit nga liga. Sidoqoftë, kjo do të kërkonte që klubet e tjera në Ligën Premier të votojnë pro vendimit.

“Rregulli B6 i Ligës Premier thotë se duhet miratuar një rezolutë speciale për të përjashtuar një klub nga gara, i cili kërkon që 15 klube të votojnë në favor të vendimit. Nëse Manchester City mposht me sukses të gjitha akuzat, kjo do të tregojë dobësinë e rregullave të Ligës Premier në zbatimin e tij”, ka shpjeguar Aaryaman Banjeri, kreu i administratës së futbollit në Lane Clark & ​​Peacock. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here