Mamografia në Suharekë nga tani e tutje është pa pagesë

0
297

Mamografia në Suharekë është pa pagesë.

Gjatë seancës së djeshme të Asamblesë Komunale në Suharekë, është miratuar unanimisht kërkesa e Grupit të Grave Asambleiste që Mamografia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuqi” në Suharekë të jetë pa pagesë çdo muaj të vitit.

Në kërkesën e tyre, Grupi i Grave Asambleiste kanë theksuar se kjo do të ndihmojë shumë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes së kancerit të gjirit.

Andaj ato kanë ftuar të gjitha gratë që janë të interesuara të kryejnë vizitat në Mamografi të lajmërohen në QKMF “Rexhep Kuqi”./SO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here