“Mami, janë vrarë të gjithë”, ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob në Ukrainë

0
422

Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është shpërndarë në Twitter.

Pas 6 ditë luftimesh, numri i rusëve të vrarë në luftën për pushtimin e Ukrainës sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka arritur rreth 6 mijë.

Në këtë video, një prej ushtarëve të kapur rob telefonon të ëmën dhe i thotë asaj se të tjerët janë vrarë të gjithë, ndërsa shton se komandantët i braktisën në betejë.

“Mami, ata (komandantët rusë) i lënë të vdekurit në fushëbetejë. Në njësinë time përfunduan të gjithë të plagosur. Të gjithë u vranë…”, thotë rekruti rus teksa komunikon me familjen e tij.

SHIKO VIDEON:

https://video.gjirafa.com/untitled-design-6-mp4-8

Ndërkohë, ushtarët rusë të plagosur në betejë po trajtohen në spitalet e Ukrainës. Numri i tyre sipas autoriteteve të Kievit është i konsiderueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here