Malik publikon këngën e re “0 TOO 100”, talenti i ri nga Prizreni vazhdon rrugëtimin muzikor

0
305

Artisti i ri nga Prizreni, Malik Qollollar, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “0 TOO 100”. Kënga është shoqëruar edhe me videoklip dhe i përket zhanrit rep, shkruan 04 Online.

Maliku është një djalosh i ri i pasionuar pas muzikës, i cili ka nisur të merret me muzikë që në moshën 10-vjeçare. Që atëherë e deri më sot, ai ka realizuar disa këngë, duke ndërtuar gradualisht një identitet në skenën muzikore vendore.

Përveç projekteve solo, Maliku është i njohur edhe për disa bashkëpunime muzikore me bashkëmoshatarët e tij, duke sjellë energji dhe kreativitet të freskët në repin shqiptar. Kënga më e re “0 TOO 100” shënon një tjetër hap përpara në karrierën e tij që po zhvillohet me hapa të sigurt./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here