Një makinë fluturuese e aftë për të arritur shpejtësi mbi 160 kilometra për orë dhe lartësi prej 2,500 metrave është certifikuar me aftësi ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, makina-aeroplan hibrid, AirCar, është e pajisur me një motor BMW dhe funksionon me karburant të rregullt me pompë benzine.
Makinës i duhen dy minuta e 15 sekonda për t’u shndërruar në aeroplan.
Certifikimi i saj vjen pas 70 orëve testim fluturimi dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje, tha kompania.
“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”, tha krijuesi i tij Stefan Klein. /Telegrafi/