Majlinda Kelmendi është futur në librin e rekordeve “Guiness” për numrin e medaljeve të arta të fituara në turnetë ndërkombëtarë, në sportin e xhudos.
Tashmë kjo është zyrtarizuar edhe nga vetë faqja zyrtare e Guiness, transmeton lajmi.net.
Kosovarja ka fituar hiç më pak se 18 medalje në këtë sport, diçka që s’e ka bërë askush deri më tani.
Anipse është pensionuar tash e një kohë nga xhudo, Kelmendi vijon të jetë e paprekshme në historinë e këtij sporti.