Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda është duke kaluar një moment të mirë me ekipin e Mainz në Bundesliga.
Forma e 19-vjeçarit i ka rënë në sy edhe sulmuesit të Bayern Munich, Thomas Muller, i cili pas ndeshjes me Mainz, që bavarezët e fituan me rezultatin 1-3, ka marrë fanellën e Grudës.
Në një postim në rrjetet sociale, Muller ka publikuar foto me fanellën e Grudës, ndërsa i thotë sulmuesit të ri që të vazhdojë punën që ka nisur.
“Faleminderit @grudabrajan për bluzën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im. Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë e lehtë në Mainz”-shkruan krahas fotove Thomas Muller.