Mbrojtësi Harry Maguire do të jetë njëri prej 13 futbollistëve që do të largohen nga Manchester Unitedi në fund të sezonit.
“Daily Mail” ka raportuar të martën se trajneri Erik ten Hag tashmë ka dorëzuar listën e lojtarëve që duhet të shiten gjatë verës, ku në mesin e tyre është edhe kapiteni Maguire.
30-vjeçari ka humbur vendin e titullarit këtë sezon dhe nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Për ta lënë të lirë mbrojtësin e Anglisë, Manchester Unitedi po kërkon të paktën 30 milionë euro.
Maguire këtë sezon ka 25 paraqitje për Unitedin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Leicester City për 85 milionë euro./K