Ylli argjentinas Lionel Messi ishte protagonisti absolut në rikthimin spektakolar të Inter Miamit, që mposhti 4-2 Orlando Cityn në javën e radhës të MLS-së.
Orlando e nisi furishëm takimin duke kaluar në epërsi 0-2 në pjesën e parë, por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Messi barazoi shifrat në minutën e 57-të me një goditje të saktë me të majtën, ndërsa në minutën e 90-të vulosi fitoren me një goditje dënimi mjeshtërore për rezultatin përfundimtar 4-2.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi golat e tij të parë për vitin 2026 dhe konfirmoi se mbetet lideri i padiskutueshëm i skuadrës nga Florida. Me këtë dopietë, Messi e çon në 898 numrin e golave në karrierën e tij të jashtëzakonshme./04 Online














































