Macron: Javët e ardhshme vendimtare për zbatimin e Marrëveshjeve, përfshirë themelimin e Asociacionit

0
191

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, një telegram urimi me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media ka zbardhur detaje nga përmbajtja e letrës, ku Macron ndër të tjera flet edhe për sfidat për Evropën në vitin 2024.

Presidenti francez ka theksuar se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe organizimin e zgjedhjeve të reja lokale në veri.

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoj që Kosova të marrë veprimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’iu mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në telegramin e Macron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here