Fillimi i një sulmi ushtarak nga Rusia në Ukrainë të enjten ka çuar në kaos total në këtë vend.
Pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi zyrtarisht operacionin, forcat ruse hodhën raketa në disa qytete në Ukrainë dhe gjithashtu zbarkuan trupa në bregun jugor të vendit. Për shkak të situates së krijuar, presidenti francez Macron bën thirrje për samitin e NATO-s “sa më shpejt të jetë e mundur”
Mes pushtimit rus të Ukrainës, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për samitin e NATO-s “sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton AFP.