Mac Allister shokon Unitedin

0
171

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinës, Alexis Mac Allister, ka shënuar gol në minutën e nëntë të kohës shtesë, për fitoren e Brightonit përballë Manchester Unitedit.

Brightoni fitoi ndaj “djajve të kuq” me rezultatin 1:0 të enjten mbrëma, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 28-të të Premier Leagues së Anglisë.

Mac Allister shfrytëzoi penalltinë e fituar pas prekjes me dorë nga Luke Shaë brenda në zonë. Gjyqtari Andre Marriner pasi rishikoi situatën në VAR, sinjalizoi për 11-të metërsh. Me fitoren e arritur të enjten, Brightoni tani ka 55 pikë në pozitën e gjashtë, zonë që dërgon në Ligën e Evropës.

Manchester Unitedi rrezikon Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. Tani ka 63 pikë në pozitën e katërt. Në pozitën e pestë është Liverpooli me 59 pikë./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here