“Ma thuaj edhe njëherë edhe të mbys”, Miri eskalon prapë në kërcënime ndaj Shëndritit

0
58

Disa ditë më parë, Shëndriti, Miri dhe Rogerti u përfshinë në një debat që rezultoi me kërcënime ndaj Shëndritit, teksa i thonin: “Të tregojmë ne bijtë e kujt jemi, të mbysim këtu”.

Duket se tensioni vazhdoi edhe sot, pasi u soll në vëmendje se ky videoklip nuk u shfaq në Prime. Shëndriti tha: “S’e kanë qitë se ‘të vras me ke thënë’ nuk e harroj”.

Miri i përgjigjet: “Të kam thënë ‘të mbys’, të kam thënë edhe nëse ma thua edhe njëherë të mbys. Ma thuaj edhe njëherë, po pate atë prapanicën!”

BBVA/Instagram

Shëndriti replikon: “Jo, frikësohem. Nuk dua të më vrasë askush, nuk dua të më vrasin për një fjalë”.

Miri shton: “Se mu atë më thuash ‘bir…bir ashtu’, s’ka bir nëne të ma thotë”, duke iu referuar faktit që Shëndriti i pati thënë “Hijo de puta”.

Më tej, Miri i thotë Shëndritit se ai dridhet nga fjalët, ndërsa ky i fundit i përgjigjet se nuk i lëviz as qerpiku. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/reel/DVGMucTDECy/?utm_source=ig_web_copy_link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here