LVV: Tenderi i fituar për hapjen e rrugës malore në bjeshkën e Zhurit po keqpërdoret nga kompania e kontraktuar nga komuna e Prizrenit

0
283

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj rreth hapjes të një rruge malore në bjeshkën e fshatit Zhur.

Sipas LVV-së tenderi i fituar për hapjen e kësaj rruge po keqpërdoret nga kompania e kontraktuar nga komuna e Prizrenit.

“Tenderi i fituar për hapjen e rrugës malore në bjeshkën e Zhurit po keqpërdoret nga kompania e kontraktuar nga komuna e Prizrenit.
Është e papranueshme se si një kompani e kontraktuar nga komuna dhe e cila nuk po mbikqyret për punën e saj, të bëj vendpunishte për gurëthyes pa pëlqim dhe leje paraprake nga institucionet relevante.
I bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit që të reagojë menjëherë për parandalimin e shkatërrimit dhe degradimit të natyrës”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here