LVV sot prezanton kandidatët për Kuvendin Komunal në Prizren, i pranishëm edhe Albin Kurti

0
123

Sonte, duke filluar nga ora 19:00 në Parkun e Qytetit në Prizren, do të bëhet prezantimi i kandidatëve për Kuvendin Komunal nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shkruan 04 Online.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do t’u drejtohet qytetarëve të pranishëm përkrah kandidatit të LVV-së për të parin e komunës.

Njoftimi i plotë i LVV-së në Prizren

Sonte (07.09.2025) në ora 19:00, te Parku i Qytetit do të bëhet prezantimi i kandidatëve për asamble komunale nga kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizja VETËVENDOSJE!, z. Artan Abrashi.
Pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here