Lëvizja Vetëvendosje organizon sot tubim elektoral në shkollën “Xhevat Berisha” në Lagjën e Trimave, Prizren. Tubimi fillon në ora 19:00, ku pritet të mbledh përkrahës të shumtë nga kjo zonë.
Në këtë aktivitet pritet të merr pjesë Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, i cili do të shpalos vizionin e LVV-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe përparimin e vendit në fusha të ndryshme.
Gjithashtu, në tubim do të prezantojnë edhe kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit, të cilët pritet të ndajnë mesazhe dhe premtime për angazhimin e tyre në Kuvendin e Kosovës për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.