LVV-ja në Prizren e ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj rreth menaxhimit të buxhetit për vitin që lam pas.
Siç thuhet në reagimin e LVV-së, Totaj ka dështuar ta shpenzoj buxhetin e komunës në të mirë të interesave të qytetarëve të Prizrenit.
“Miliona euro të pa shpenzuara në Komunën e Prizrenit. E njëjta histori sikurse vitin e kaluar!
Shaqir Totaj dështon edhe kësaj radhe të e shpenzoj buxhetin e komunës në të mirë dhe për interesa të qytetarëve të Prizrenit. Miliona euro mbesin të pa shpenzuara!
⛔️ Afër 9 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2022.
⛔️ Afër 7 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2023.
❗️Në mungesë të projekteve, për dy vite, afër 16 milionë euro u dëmtua qytetari i Prizrenit nga qeverisja e papërgjegjshme e kryetarit Shaqir Totaj.
❌ Shaqir Totaj, kryetar i dështimeve!”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren./04 Online