LVV: Shaqir Totaj dhe ekzekutivi i tij po e trajtojnë buxhetin e Komunës së Prizrenit si një pronë private

0
139

LVV-ja në Prizren e ka akuzuar pushtetin lokal të udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK-së për keqpërdorim të buxhetit.

Siç thuhet në reagimin e LVV-së, Shaqir Totaj dhe ekzekutivi i tij janë duke e trajtuar buxhetin si një pronë private. Këto akuza më konkretisht kanë të bëjnë me një tender për instalimin dhe riparimin e ndriçimit publik në disa lagje të qytetit.

“Shaqir Totaj dhe ekzekutivi i tij po e trajtojnë buxhetin e Komunës së Prizrenit si një pronë private, duke fryrë çmimet e tenderit për ndriçim publik në mënyrë të paturpshme për të përfituar klanet e tij!
Në tenderin: “Instalimi dhe riparimi i ndiçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusuz, Arbanë, Jeta e Re dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit dhe lokalitete të tjera”, shihet qartë se korrupsioni dhe keqpërdorimi i parasë publike është bërë fenomen që e karakterizon qeverisjen komunale të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
👉 Ja disa FAKTE që tregojnë hajnin dhe keqpërdorimin e parasë publike:

  • Një shtyllë dekorative është faturuar me 1,980€ dhe 2,680€ për copë, shifra të shumëfishuara krahasuar me çmimin real të tregut.
  • Shtyllat “Smart” ndriçuese, të cilat në çdo qytet tjetër kushtojnë shumë më pak, janë faturuar në këtë tender me 31,600€ dhe 32,000€ për copë.
    Kjo nuk është vetëm abuzim, kjo është hajni! Paratë e qytetarëve të Prizrenit po vidhen përmes këtyre kontratave të turpshme dhënë dostave të kryetarit Shaqir Totaj!
    📢 Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren denoncon publikisht këtë aferë korruptive dhe kërkon llogaridhënie të menjëhershme!
    ❗ Shaqir Totaj dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skemë abuzive duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore!
    Ne nuk do të heshtim përballë vjedhjes së hapur të buxhetit të qytetarëve tanë. Prizreni meriton qeverisje të ndershme dhe transparente, jo një klikë të hajdutëve që pasurohen mbi kurrizin e qytetarëve.
    📌 Kërkojmë nga organet kompetente hetim të plotë për këtë skandal!

StopHajnisë

#TransparencëTani”, thuhet në reagimin e LVV-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here