LVV: Qeverisja Totaj vazhdon me vrull degradimin e natyrës përreth Zonës Historike dhe aseteve të trashëgimisë kulturore

0
143

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren përmes një reagimi publik e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, për siç thuhet në reagim, po vazhdon me vrull degradimin e natyrës përreth Zonës Historike dhe aseteve të trashëgimisë kulturore.

Sipas LVV-së, qeverisja komunale me neglizhencën e tyre ndaj trashëgimisë kulturore çdo ditë e më shumë po e degradon qytetin e Prizrenit.

“Qeverisja Totaj vazhdon me vrull degradimin e natyrës përreth Zonës Historike dhe aseteve të trashëgimisë kulturore.
Krahas shumë premtimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qeverisja komunale me neglizhencën e tyre ndaj trashëgimisë kulturore çdo ditë e më shumë po e degradon qytetin e Prizrenit.
Në vitet e para të kësaj qeverisje, Shaqir Totaj bashkë me ekipin e tij filloi degradimin me shtegun tek Kroi Pashait (Pasha Qeshme), e vazhdoi me lejimin e rrënimit të Sarajit dhe po e vazhdon me degradimin e rrugës së Kalasë së Prizrenit.
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka pranuar shumë ankesa prej banorëve të cilët kanë shprehur shqetësimet rreth punimeve ndërtimore në rrugën për në Kalanë e Prizrenit.
Marrë parasysh joseriozitetin e kësaj qeverisje ndaj mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren, fton institucionet kompetente në ndalimin e punimeve që po zhvillohen në këtë pjesë të qytetit deri në shqyrtimin dhe vendosjen nga institucionet relevante të trashëgimisë kulturore.”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren./04 Online

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1060067142789261&id=100063579561271&mibextid=xfxF2i&rdid=e2ZFf6QUnzolOJBm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here