LVV: Përdrinia konfirmon angazhimin dhe mobilizimin për fitoren e madhe të 9 shkurtit!

0
37

Kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit nga radhët e LVV-së kanë marrë mbështetje të madhe sonte nga banorët e fshtarave të Përdrinisë.

“Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi sot një takim me banorët e fshatrave të Përdrinisë, ku kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit, Artan Abrashi, Arbër Rexhaj, Dafina Alishani e Ilir Gashi, ndanë vizionin e tyre për qeverisjen e ardhshme dhe premtuan angazhim të plotë për realizimin e projekteve zhvillimore në këtë zonë.

Takimi u shoqërua me një energji të jashtëzakonshme dhe me një mobilizim të dukshëm të banorëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e qeverisjes Kurti. Përdrinia dëshmoi sot gatishmërinë për të qenë pjesë e fitores historike më 9 shkurt, duke riafirmuar se ndryshimi i nisur do të përforcohet në çdo cep të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here