Përmes një reagimi në profilin e saj në ‘Facebook’, Lëvizja VETËVENDOSJE ka thënë se sot në veri të vendit ka rend dhe ligj, qytetarët po kthehen në shtëpitë e tyre e atje ka filluar të kthehet normaliteti.
Teksa në këtë reagim ka akuzuar partitë opozitare se kanë bërë pak për situatën e krijuar në veri të vendit nga paslufta.
Reagimi i plotë i LVV
Shumëçka ka qenë përherë e mundshme por nuk është bërë asnjëherë nga qeveritë e mëparshme.
Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’
Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojçiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë.
Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë dhe këtu ka një siklet të madh me Qeverinë Kurti nga kjo opozitë. Sepse pafuqinë e mbjellur në popull për Mitrovicën e ndarë si fakt i pamohueshëm kjo qeveri e përmbysi duke e kthyer atë zonë në pjesë të Republikës së Kosovë, me rend e ligj dhe mbi të gjitha jetë normale për çdokënd pa dallim.
Dhe kjo është e mundur veç kur nuk ke varësi as nga Lista Serbe e as nga Beogradi.