Lëvizja Vetëvendosje në Prizren në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, aktivistë të saj së bashku me deputetin, Arbër Rexhaj, kanë vizituar biznesin e luleve me pronare, Besnike Aliaj.
Njoftimi i plotë:
Ky biznes i luleve, dekoreve të ndryshme dhe barnatores bujqësore pati një arritje të rëndësishme për shtetin tonë e sidomos për qytetin e Prizrenit.
Biznesi në fjalë para ca ditësh ka fituar çmimin e parë në ballkan për ndarrmarjet e vogla dhe ndërmarrësi duke lënë prapa shumë shtete të tjera ballkanike.
Ky çmim padyshim se na gëzoi shumë dhe patëm nderin që ta urojmë nga afër pronaren e lokalit dhe shprehem urim për suksese të tjera në të ardhmen.
Vizita ishte shumë e frytshme dhe përmbatjësore ku u ndamë edhe të kënaqur me mikëpritjen e tyre.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Prizren