LVV në Prizren premton rikthimin e shujtave ditore për nxënësit, kritikon Totajn për ndërprerjen e tyre

0
150

Kandidati i LVV-së për Kuvendin Komunal në Prizren, Edon Muçaj, ka premtuar se nëse partia e tij merr besimin e qytetarëve, do të rikthehen shujtat ditore për nxënësit e shkollave fillore, raporton 04 Online.

Ai tha se fëmijët janë privuar padrejtësisht nga kjo mbështetje prej katër vitesh dhe shtoi se një shujtë nuk është vetëm ushqim, por edhe motivim, barazi dhe kujdes për gjeneratat e reja.

Postimi i plotë i Edon Muçajt

Që katër vite, qeverisja lokale në Prizren ua ka ndalur shujtat nxënësve tanë. ⛔️
Katër vite ku fëmijët u privuan nga një mbështetje e vogël, por me rëndësi të madhe. ⚠️
Një shujtë nuk është vetëm ushqim, është motivim, barazi, është kujdes për gjeneratat që po rriten. 🚸
Ne nuk e pranojmë këtë padrejtësi! 🚫
Së bashku do të e sjellim këtë ndryshim! 🧡

https://www.facebook.com/reel/758133420450657

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here