Dega e LVV-së në Prizren ka zgjedhur të përgjigjet ndaj kritikave për “batutat e supozuara ofenduese” të Kryeministrit Kurti me një qasje ndryshe.
Ata kanë publikuar një video ku Kurti thekson rëndësinë e Prizrenit si simbol i historisë, kulturës dhe diversitetit të Kosovës, duke nënvizuar respektin dhe vlerësimin për këtë qytet.
Reagimi i plotë i LVV-së:
Kur Kryeministri Kurti flet për Prizrenin, këtë e bënë me dashuri dhe respekt të thellë për vlerat historike, kulturore dhe shpirtërore që ky qytet i ka dhuruar Kosovës dhe më gjerë. Përpjekjet për keqinterpretimin e fjalëve të tij, nuk kanë sukses, sepse Prizreni e di të vërtetën, sepse Prizreni e do Kryeministrin, ashtu siç Kryeministri e do Prizrenin. Këto vlera nuk mund të tjetërsohen, ato do të përplotësohen me #QeverinëKurti3 me 500k zemra që do rrahin si një më 9 shkurt. Hajde ta dëgjojmë edhe një herë bashkë Kryeministrin çka ka thënë në më të bukurin vend, për më të bukurin vend, për Prizrenin.