LVV me aksion simbolik: “Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit”

0
116

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren zhvilluan një aksion simbolik para komunës, duke e rrethuar objektin me shirit “Zonë e Krimit”, raporton 04 Online.

Aksioni vjen pas ndalimit të një zyrtareje të urbanizmit, nën dyshime për keqpërdorim detyre.

LVV kërkon hetim të plotë dhe dorëheqje të përgjegjësve, duke akuzuar drejtuesit komunal për kapje të institucioneve dhe degradim urbanistik.

Njoftimi i plotë i LVV-së në Prizren:

Aksion simbolik

📍 Prizren, 20.06.2025

𝐒𝐡𝐭𝐞𝐩𝐢𝐚 𝐞 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞 – 𝐙𝐨𝐧𝐞 𝐞 𝐊𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭

Sot, aktivistë të Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren zhvilluan një aksion simbolik para objektit të komunës – të njohur ndryshe si “Shtëpia e Bardhë” – duke e rrethuar atë me shirit “Zonë e Krimit”.

Ky veprim simbolik vjen pas ndalimit të zyrtares së urbanizmit, me aktvendim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lëshim të lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjin.

Degradimi urbanistik i Prizrenit nuk është pasojë e një apo dy shërbyesve civil. Koka dhe adresa e vertetë e krimit ndërtimor ndodhen në Shtëpinë e Bardhë, tandemi Totaj-Elshani.

Ky aksion vjen si reagim qytetar ndaj kapjes së institucioneve komunale, ku të zgjedhurit dhe emëruarit publikë po i përdorin funksionet për pasurim familjar e klientelist.

Kërkojmë hetim të plotë, përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje të menjëhershme të personave të përfshirë!

Prizreni meriton zhvillim, jo degradim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here