Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren e ka akuzuar pushtetin lokal në këtë komunë, për siç ka thënë, ka dështuar të përfitojë nga Granti i Perfomancës – 2022.
Sipas LVV-së ky dështim ka ardhur si pasojë e mospunës dhe rezultateve të dobëta të kryetarit Shaqir Totaj dhe drejtorëve të tij.
“❌Komuna e Prizrenit, për vitin 2022 nuk arriti të jetë përfituese e grantit të performancës që jepet nga Qeveria, Bashkimi Evropian dhe Zvicra, si pasojë e mospunës dhe rezultateve të dobëta të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe drejtorëve të tij.
❌Komuna e Prizrenit duke mos qenë fituese e grantit të performancës e ka humbur mundësinë që të investojë në projekte kapitale të cilat do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
❌ Edhe njëherë theksojmë se – Shaqir Totaj si udhëheqës i pushtetit lokal, për dy vite ( 2022 – 2023 ) të qeverisjes së tij, afër 16 milionë euro të buxhetit të komunës i shkuan në suficit në mungesë të projekteve për qytetin e Prizrenit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren./04 Online