LVV-ja paralajmëron Totajn, pezullo nga detyra zyrtarët me aktakuza ose do të dorëzojmë kallëzim penal

0
198

LVV-ja në Prizren përmes një komunikate për media ka hedhur kritika në adresë të kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, për siç ka thënë, po vazhdon ti lejo që të ushtrojnë pozitat e tyre zyrtarë ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

Sipas LVV-së, zyrtarët ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë, do të duhej që të pezulloheshin nga detyra deri në përfutim të procesit gjyqsorë. Si rrjedhojë, LVV-ja ka paralajmëruar se do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj kryetarit Totaj për mos zbatim të ligjit në fuqi.

“Në muajin qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur “Aktakuzë” kundër dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Zyrtarët I.G dhe B.R edhe pse janë të akuzuar, ende vazhdojnë të ushtrojnë pozitat e tyre në Komunën e Prizrenit. Madje, njëri nga të akuzuarit është ngritur në detyrë edhe përkundër se ligji e parasheh qartë që ata do të duhej të pezulloheshin nga puna deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

“Ligji Nr. 08/L-197 Për Zyrtarët Publik” parasheh pezullimin e tyre nga punëdhënësi, në këtë rast Komuna e Prizrenit. Në bazë të ligjit në fjalë, nëse punëdhënësi, në këtë rast Komuna e Prizrenit, është në dijeni që zyrtarët e saj janë nën hetime apo i është ngritur Aktakuzë, ata detyrimisht duhet të pezullohen nga puna.
Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që nëse deri më tani nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti, ditët në vijim duhet të ndërmarrë masa në bazë të obligimeve ligjore, përndryshe do të përballet me Kallëzim Penal për mos zbatim të ligjit në fuqi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, dënon shkeljet ligjore të evidentuara në Komunën e Prizrenit, të cilat përbëjnë një precedent të rrezikshëm për qeverisjen lokale dhe zbatimin e ligjit në vend.

Qytetarët e Prizrenit meritojnë institucione që veprojnë me integritet dhe përkushtim ndaj ligjit. Asnjë tolerancë nuk duhet të tregohet ndaj shkeljeve që minojnë transparencën dhe besimin publik.”, thuhet në komunikatën e LVV-së në Prizren./04 Online

https://www.facebook.com/photo?fbid=1162894129173228&set=a.336838208445495

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here