LVV-ja në Prizren sonte ka pritur kurbetçarët me të cilët ka folur rreth ideve për zhvillimin e vendit.
Në këtë takim morën pjesë të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët e LVV-së e GUXO nga ky qytet, me ç’rast u vlerësua lartë roli i mërgatës në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Sonte, në qytetin e Prizrenit, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizoi një takim të ngrohtë e frymëzues me bashkatdhetarët nga mërgata. VETËVENDOSJE! bashkoi qindra bashkatdhetarë, të cilët ndanë ide, energji dhe përkushtim për ta çuar Kosovën përpara.
Nga përfaqësues e kandidatë për deputetë të VETËVENDOSJES!, u theksua roli kyç i diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si dhe rëndësia e pjesëmarrjes aktive në proceset politike, përfshirë regjistrimin për votim në zgjedhjet e ardhshme.
Pjesëmarrësit ndanë histori të sukseseve personale në vendet ku jetojnë, ndërsa u zotuan për të kontribuar fuqishëm në zhvillimin e Kosovës.
Të gjithë të pranishmit u inkurajuan që të regjistrohen për votim dhe të përdorin të drejtën e tyre për të vulosur Qeverinë #Kurti3 në fitoren e madhe të 9 Shkurtit!
Edhe me këtë rast u ripërsërit thirrja: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”. Regjistrohuni nëse ende nuk e keni bërë; nuk merr kohë dhe është shumë e lehtë.”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online