Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren përmes një komunikate për media e ka shprehur shqetësimin e saj për rrënimin e objektit të ish – Faramakosit.
Siç thuhet në reagimin e LVV-së, ky objekt konsiderohej aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore.
““Krimi i Shaqir Totaj”
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren shpreh shqetësimin e saj në lidhje me veprimet e papërgjegjshme dhe jo ligjore të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili lejoi rrënimin e objektit të ish – Farmakosit, për ti dhënë leje ndërtimore një biznesi privat për ndërtimin e kompleksit banesor, saktësisht në hapësirat e tashmë ish – Farmakosit të rrënuar, që sipas IKMM – së është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji mars i vitit 2024. Për këtë, IKMM ka njoftuar se nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objektit të ish – Farmakosit.
Ish – Farmakosi konsiderohej aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për këtë arsye e kishte fituar edhe statusin e mbrojtjes së përhershme, si vlerë e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i vetdijshëm se po bënë shkelje ligjore, për interesa të ngushta të dostave dhe shokëve të tij, lejoi rrënimin e një monumenti nën mbrojtje të përhershme!
Për këtë krim të kryetarit Totaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për këtë degradim e poshtërim që i është bërë trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit.”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren./04 Online