Lëvizja VETËVENDOSJE në Prizren përmes një komunikate për media ka bërë me dije se Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2022, pasqyron edhe një herë veprimet e paligjshme të kryetarit, Shaqir Totaj, dhe drejtorëve të tij në ekzekutiv.
Komunikata e plotë e LVV-së në Prizren:
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2022, pasqyron edhe një herë veprimet e paligjshme të kryetarit Shaqir Totaj dhe drejtorëve të tij në ekzekutivin komunal në Komunën e Prizrenit.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka gjetur këto shkelje ligjore të Komunës së Prizrenit:
- Vonesa në realizim të projekteve kapitale dhe mos mbulim i kontratave me siguri të ekzekutimit.
- Vonesa në pagesën e obligimeve financiare.
- Parregullësi në procedurat e prokurimit publik.
- Zotimi i mjeteve financiare në SIMFK pas nënshkrimit të kontratave publike.
- Parregullësi në proceset e subvencionimit të OJQ – ve dhe fermerëve.
- Kosto shtesë si rezultat i pagesave nga vendimet gjyqësore / përmbarimore.
- Ndërrim i kontratës së punës me kohë të caktuar, në kontratë me kohë të pacaktuar.
- Mos verifikimi i 20% të gjendjes aktuale të objekteve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, edhe një herë i bënë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të merret me hetimin e të gjeturave të Auditorit, për të cilat, ne thellësisht besojmë se janë shkelje ligjore dhe kualifikohen si vepra penale.