Asambleisti i LVV-së në Prizren, Selman Sokoli përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj drejtoreshës së arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj – Gutaj.
Sokoli, njëherit ka bërë me dije se do të bëhet kallëzim penal edhe ndaj Lumnije Rakaj, i cila është zgjedhur drejtoreshë në SHFMU “Hysen Rexhepi”.
“Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prizren, Lulejta Gutaj Veselaj, gjatë konferencës së PDK-së duke shprehë brengë pë ndaljen edhe të një keqpërdorimi nga Qeveria Kurti.
A në Prizren, kjo Drejtoreshë, me ndërhyrje direkte, po shkelë në mënyrë flagrante ligjin, duke zgjedhë drejtoreshë të shkollës kryetaren e Gruas së PDK-së në Prizren, Lumnije Rakaj.
Bashkë te dya do të kallëzohen penalisht, njëra për deklaratë të rrejshme e tjetra për shkelje të ligjit, duke dëmtuar e partizuar tejmase arsimin në Komunën e Prizrenit.
PS: por siç duket prokurorët janë të zënë duke i parë skenat e berbuzhës, hajnit të 71 mijë eurove”, thuhet në shkrimin e Sokolit./04 Online