Lëvizja Vetëvendosje – Prizren!, sot mbajti konferencën për media, përmbyllëse të vitit 2022, ku kryetari i qendrës, Artan Abrashi dhe këshilltarja komunale, Dafina Alishani shprehën shqetësimet e tyre lidhur me keqqeverisjen e Komunës së Prizrenit nga partia në pushtet, PDK, thuhet në komunikatën e LVV-së në Prizren.
“Gjatë fjalimit të tij, kryetari i qendrës, Artan Abrashi, theksoi se Prizreni dhe qytetarët e Prizrenit nuk kanë pasur një qeverisje siç është proklamuar gjatë fushatës së fundit.
“Gjatë një viti, Prizreni kishte një qeverisje në shpërputhje në raport me premtimet e dhëna, me keqpërdorim të parasë publike dhe mungesë të menaxhimit efikas të institucioneve komunale.”, u shpreh Abrashi.
Ai tha se, ditët e para nisën me ushtrimin e kërcënimeve të shërbyesve civil në Komunën e Prizrenit me qëllim të dhënies së lejes ndërtimore për objekte banesore.
”Vazhduan me ‘trikat’ në konkurse. Me komisione jashtëligjore, komuna u mbushë me punësime partiake. Konkurset për vendet e lira të punës në realitet ishin vetëm njoftime për vendet e zëna të punës. Kjo qeverisje ja përkujtoi qytetarëve PDK-në e vërtetë të cilën e njohim të gjithë. Asgjë nuk ka ndryshuar, mendësi e njëjtë.“, tha Abrashi.
Ai theksoi se kjo qeverisje është bërë e famshme për shkallën e lartë të nepotizmit, përveçse në Komunë edhe në ndërmarrjen publike ku komuna është 63% aksionar, u punësua djali i Kryetarit të Komunës, djali i drejtorit të bujqësisë dhe shefit të grupit të PDK-së, dhe plot familjar të partiakëve të PDK-së dhe partive që janë pjesë e koalicionit.
“Në anën tjetër për shkak të neglizhencës dhe planifikimit të keq buxhetor, ndërmarrja për pastrimin dhe menaxhimin e qytetit është goditur me mungesën e pagave për mbi 200 punëtorë, për rresht dy muaj. Kjo ka sjellë aktivizimin e përmbaruesit për tërheqjen e detyrueshme të mjeteve nga buxheti i Komunës me ç’rast do të rrezikohen shumë projekte të rëndësishme për qytetarët e Prizrenit.“, tha Abrashi.
Ai po ashtu deklaroi se ky vit i plotë i këtij kryetari ka më shumë ditë në hetuesi dhe krimet ekonomike sesa në zyrën e tij.
Kryetari Abrashi, theksoi se konkurset e stërzgjatura me muaj të tërë dhe mungesa e transparencës në këto procese tregon qartë se çfarë qeverisje kemi pasur dhe çfarë duhet të presim në vitet e ardhshme.
Ai po ashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me degradimin urban të qytetit.
“Degradimi urban që po i ndodh Prizrenit është i pafalshëm dhe i pakthyeshëm për qytetarët tanë. Ngushtimi i trotuareve dhe hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, tejkalimi i lejeve dhe heshtja e Komunës karshi këtij fenomeni ka sjellë dhe do të sjellë shumë dëme, dhe do ta dëmtoj tej mase urbanizmin e mirëfilltë të qytetit të Prizrenit. Ndërtimet pa leje dhe tejkalimet e ndërtimeve në lagjen Dardania duhet të hetohen urgjentisht nga organet kompetente.“, tha Abrashi.
Ai theksoi se, Qendra Historike e Prizrenit për të cilën u dhanë shumë premtime, kurrë më keq nuk është menaxhuar. Konstruksionet metalike, uzurpimi i hapësirave publike, mbindërtimet, tejkalimet, vendosja e reklamave pa standarde dhe pa respektim të rregullave, ka krijuar një kaos mu në zemër të qytetit.
“Kryetari Totaj edhe pse ka folur shumë për efikasitet në performancën komunale, gjatë vitit 2022 i kanë mbetur afro 6 milionë euro të pashpenzuara nga buxheti. Para këto të cilat ishin të dedikuara për të përmënuar mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit tani më do të kthehen në thesar si rezultat i keq menaxhimit të kësaj qeverisjeje. “, tha Abrashi.
Nga ana tjetër, këshilltarja komunale, Dafina Alishani, ka numëruar ngecjet, kontratat që po hetohen dhe keqpërdorimet e shumta në të gjitha drejtoritë një nga një.
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Jo në shërbim të publikut por të operatorëve ekonomik!
“ Ka të pashpenzuar rreth 2.5 Milionë Euro, kurse disa projekte të realizuara janë duke u hetuar.
• Kontrata për shtrimin e asfaltit të unazës së qytetit, vlera 1.2 Milion Euro – po hetohet ;
• Kontrata për shtrimin e trotuareve, vlera 1.4 Milion , – po hetohet;
• Kontrata për ndriçimin, instalimin dhe riparimin e ndriçimit publik në komunën e Prizrenit, vlera 1.394.000 Euro. Komuna ka kontratë të nënshkruar me vlerë 1.394.000 Euro dhe kjo kontratë ka validitet deri më datën 01.02.2024. Kjo drejtori paralelisht ka hapur tender për shërbime të njëjta për Korishë me vlerë 500.000 Euro dhe Lubizhdë 400.000 Euro. Pra i gjithë qyteti ka kontratë afro 1.4 milion kurse vetëm dy vendbanime arrijnë shumën në vlerë afro 1 milion euro. Organet kompetente duhet ta hetojnë rastin dhe organet përgjegjëse duhet të japin llogari për këtë keqpërdorim dhe shpenzim të dyfishtë për një shërbim e cila tash më ka kontratë.
• Degradimi i natyrës në Kroi i Pashait (Pashaqeshme)– Mungesa e transparencës në projekte, keqinformimi i qytetarëve të komunës së Prizrenit se gjoja se po bëhet për shteg të biçikletave ka treguar qartë se kjo qeverisje nuk e ka problem as edhe gënjeshtrën karshi opinionit publik.”, ka thënë Alishani.
Drejtoria e Arsimit – Jo në shërbim të edukimit por në shërbim të sistemimit të militantëve partiak!
• Komisioni i jashtëligjshëm i përzgjedhjes së drejtorëve.
• Konkursi skandaloz i sekretarëve të shkollave.
• Politizimi i arsimit.
• Emërimi i të dënuarit për keqpërdorim detyre si kryetar i komisionit për ankesa.
• Emërimi i ish-drejtorit komunal i drejtorisë së arsimit të komunës së Dragashit.
• Audio-incizimi i trikave tek konkursi i drejtorëve.
Drejtoria e shëndetësisë – Jo në shërbim të sëmurëve por në oborret e këtyre objekteve shëndetësore
- Punësimi i shefit të grupit të PDK-së.
- Bombolat për shuarjen e zjarrit në të gjitha objektet shëndetësore janë pa afat dhe ftojmë inspektoratin shëndetësor ta trajtoj rastin. Kjo është një papërgjegjësi e madhe e cila e rrezikon jetën e qytetarëve dhe tregon mungesë të menaxhimit nga kjo drejtori.
- Konkursi i stomatologëve e hapur në qershor të vitit 2022, ku ende nuk ka as rezultat e as anulim për këtë konkurs. Vlen të ceket që ku konkurs është duke u hetuar nga prokuroria.
• Tenderi për mirëmbajtjen e kopshteve të institucioneve shëndetësore me vlere 155.000.00 Euro është një tender e cila dëshmon që shërbimi ndaj qytetarëve mbetet dytësor kurse përfitimi prioritet.
Drejtoria e turizmit dhe zhvillimit ekonomik – Qyteti i turizmit me vetëm 27% realizim I buxhetit
• Dimri kulturor në Shatërvan. Përzgjedhje jomeritore dhe menaxhim i mangët i organizimit. Ku bizneset janë diskriminuar dhe janë dhënë në shfrytëzim për personat e afërt të ekzekutivit. Po ashtu mungesa e rrymës në këtë shesh ka sjellë shumë pakënaqësi tek qytetarët.
• Degradimi i vazhdueshëm i trashëgimisë natyrore dhe kulturore, Pasha qeshme dhe qendra historike.
• Degradimi i shtegu simbolik i Pashaqeshmes
• Uzurpimi i hapësirave publike në zonën historike.
• Mbindërtimet në qendrën historike.
• Mos funksionalizimi i Zonës Ekonomike
Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit– Kryeqyteti kulturor me një drejtori të kulturës me e dobëta nga të gjitha drejtoritë me vetëm 34% të realizimit të buxhetit.
Organizimet kulturore dhe sportive janë meritë e OJQ-ve që drejtoria vetëm i subvencionon por nuk i organizon, andaj raportimi I këtyre festivaleve si sukses i kësaj drejtorie është e pakuptimtë dhe joreal.
Asnjë punim në Stadiumin e Zhurit, edhe pse kodi buxhetor ekziston por realizimi nuk ka filluar.
Asnjë punim në Bibliotekën e qytetit.
Edhe pse thirren për rritje të subvencioneve në kulturë dhe sport, pagesat e thirrjes së dytë të subvencioneve ende nuk janë bërë tek përfituesit dhe kjo pagesë pritet të bëhet vitin e ardhshëm e jo këtë vit.
Organizimi i festivalit veror “Zambaku I Prizrenit” gjatë dimrit dhe proces jo i rregullt në përzgjedhjen e këngëve.
Drejtoria për mirëqenie sociale – Afër 500 mijë të dedikuara për familjet në asistencë sociale nuk arrin t’i realizojë projektet. Realizimi i buxhetit vetëm 2.52%
Furnizimi, renovimi dhe meremetimi i shtëpive për rastet skamnore, asnjë cent i shpenzuar.
Furnizimi me kulme për familjet skamnore – asnjë cent i shpenzuar.
Furnizimi me pako ushqimore dhe higjienike për rastet sociale dhe familjet skamnore asnjë pako nuk është shpërndarë.
Punimet në shtëpinë e pleqve – asnjë punim.
Drejtoria e Urbanizmit – Drejtori kjo e cila për një vit e shndërroj Prizrenin në një katrahurë urbanistike.
Asnjë renovim i objekteve me vlerë historike në qendrën historike të Prizrenit.
Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Qendrës, Artan Abrashi, po ashtu ka numëruar edhe investimet e Qeverisë Kurti, për qytetin e Prizrenit.
INVESTIMET E NIVELIT QENDROR PËR PRIZREN
- Është bërë përfundimi i projektit të zgjerimit të rrugës Prizren Landovice, Ky projekt i stërzgjatur dhe i nisur nga qeverisjet e kaluara ka përfunduar fal intervenimit dhe insistimit të Ministrisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në anën tjetër MKRS me një intensitet shumë të lartë te projekteve ka investuar 2 000 000 euro investime kapitale për trashëgiminë kulturore në Prizren.- Programet e investimit: Trashëgimia në rrezik, masat emergjente
- Restaurimet e monumenteve Brenda Qendrës Historike të Prizrenit: Kinemaja e parë, Qendra Kulturore Hebraike, Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Shtëpitë e familjes, Lokvica, Bardhi, Dorambari, Sokoli etj..
- Marrëveshja për Efiçiencë në objektet komunale, ku do të bëhet rregullimi, meremetimi i 100 objekteve komunale.
- Komuna e Prizrenit ka përfituar 7 projekte të reja nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit lokal.
- Është në përfundim studimi i fizibilitetit të ndërtimit të rrugës Prizren –Tetovë.
Pra Qeveria Kurti nuk është Qeveri e hakmarrjes politike siç kemi pasur rastin ta kemi në të kaluarën. Pavarësisht faktit që Prizreni nuk qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në buxhetin e vitit 2023, ajo ka ndarë mbi 93 milionë euro. Komuna e Prizrenit së bashku me grantin e përgjithshëm. Kjo e bënë Prizrenin ndër Komunat më të financuara në Kosovë.
LËVIZJA VETËVENDOSJE! – Qendra në Prizren është e brengosur!
Ky kryetar nuk ka iniciuar asnjë projekt të tij dhe nuk ka realizuar asnjë vendim të ri, të gjitha projektet janë vazhdimësi e së kaluarës. Falë qeverisë qendrore qytetarët e Prizrenit gëzojnë investime të vazhdueshme për mirëqenien e tyre.
I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës që të reflektoj karshi përgjegjësive të veta dhe ta marr më seriozisht detyrën e tij. Urojmë që nuk do të kemi vit kaq të keq në Qeverisje sikurse ky që po e lejmë pas.
Po ashtu, kryetari Artan Abrashi dhe këshilltarja komunale Dafina Alishani, u bëjnë thirrje qytetarëve të Prizrenit që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, duke ua adresuar atyre shqetësimet e tyre lidhur me qytetin e Prizrenit”, thuhet në komunikatë./04 Online