Kuvendari i LVV-së në Prizren, Selman Sokoli, e ka kritikuar pushtetin lokal për importin e kontenierëve të mbeturinave nga Serbia.
Sokoli, ka thënë se tiketat me përshkrimin mbi prejardhjen e kontenierëve janë gërvishtur, për siç ka thënë ai, të mos vërehen nga qytetarët, përcjell 04 Online.
Postimi i plotë i Selman Sokolit:
Partia që fshihet dhe i fshehë logot
Pushtetarëve të PDK-së, siç duket logot iu shërbejnë kogja shumë. Që nga paslufta janë fshehur pas logos së UÇK-së, për përfitime personale dhe grupore dhe kanë sulmuar çdo kundërshtar në mënyrën më të ulët.
Prap, për interesa të tyre, në disa raste tjera i fshehin logot, që këtyre iu sjellin përfitime. Këto ditë në Prizren janë vendosur kontenjerët e rinj por pa logo, i kanë fshehë. Partiotët e PDK-së i kanë ‘grrith’ logot ‘ Made In Serbia’ për t’i fshehë ato nga qytetarët.