Lëvizja VETËVENDOSJE në Prizren e ka kritikuar ashpër kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, për mungesën e vazhdueshme në seancat e Asamblesë Komunale.
Sipas LVV-së, janë mbajtur gjashtë seanca në asamble, teksa kryetari Totaj ka munguar në secilën prej tyre.
“- Sot u bë seanca e gjashtë ( 6 ) e Kuvendit Komunal në Prizren në të cilën mungon kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj!
- Gjatë vitit 2024, kuvendi komunal në Prizren ka arritur të mbajë nëntë( 9 ) seanca në total.
- Nga nëntë ( 9 )seanca të kuvendit komunal në Prizren, duke llogaritur seancën e ditës së sotit u bënë gjashtë ( 6 ) prej tyre në të cilat ka munguar kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Këto veprime të kryetarit Totaj janë shkelje e qartë e detyrimeve të tij, të cilat tregojnë një papërgjegjshmëri të lartë ndaj detyrave që i janë besuar nga qytetarët e komunës së Prizrenit.
Mungesa e vazhdueshme e kryetarit Totaj në seancat e Kuvendit Komunal paraqet neglizhencën e tij ndaj interesave të qytetarëve, të cilët e kanë votuar që t’i trajtojë e zgjidh shqetësimet e problemet tyre, e jo të i injorojë ata në vazhdimësi. Qytetarët e komunës së Prizrenit përballen me sfida të shumta, nga problemet infrastrukturore deri te përmirësimi i shërbimeve publike, për të cilat kryetari i komunës Totaj duhet të dijë të i dëgjojë e i gatshëm e i vullnetshëm për të punuar në përmirësimin e tyre. Fatkeqësisht, nuk është!”, thuhet në mes tjerash në reagimin e LVV-së në Prizren./04 Online