LVV: Drejtoria e Inspektoriatit po tregohet e pafuqishme në rrënimin e kësaj pjese të ndërtuar pa leje në një ndërtesë kolektive në lagjen Ortakoll

0
509

Lëvizja VETËVENDOSJE në Prizren e ka akuzuar pushtetin lokal në këtë qytet rreth ndërtimeve pa leje.

“Drejtoria e Inspektoriatit po tregohet e pafuqishme që të intervenojë në rrënimin e kësaj pjese të ndërtuar pa leje në një ndërtesë kolektive në lagjen Ortakoll”, thuhet në mes tjerash në reagimin e LVV-së në Prizren.

“Në qeverisjen e Pdk dhe kryetarit Shaqir Totaj, në Komunën e Prizrenit ndërtimet pa leje tashmë janë bërë trend i ri pothuajse në secilën lagje të qytetit.
Siç e shohim në foto, Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Inspektoriatit po tregohet e pafuqishme që të intervenojë në rrënimin e kësaj pjese të ndërtuar pa leje në një ndërtesë kolektive në lagjen Ortakoll.
Edhe pse kohë më parë ky rast është raportuar në mediat lokale dhe nacionale, institucionet përkatëse ende nuk kanë bërë ndonjë veprim konkret në rrënimin e aneksit të ndërtuar pa leje.
Ngjajshëm sikurse në lagjen Ortakoll, edhe në lagje të tjera të qytetit të Prizrenit, po lulzojnë ndërtimet pa leje, me ose pa pëlqimin e kryetarit të komunës, por është e faktike se po ndërtohen jashtëligjshëm përpara syve të institucioneve komunale, të cilat me mosveprimin e tyre çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë se ju mungon guximi dhe përgjegjësia për të vepruar përballë ndërtuesve të ndërtimeve pa leje”, thuhet në reagimin e LVV-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here