LVV: Bizneset e qytetit të dëmtuara nga papërgjegjësia e kryetarit Shaqir Totaj dhe ekzekutivit të tij!

0
365

Fillimi i punimeve në rrugën “De Rada” në Prizren ka shkaktuar vështirësi për disa biznese.

E si rrjedhojë, asambleistët e LVV-së Dafina Alishani, Selman Sokoli dhe Ilir Gashi kanë vizituar bizneset që operojnë në këtë rrugë. Pronarët e bizneseve janë shprehur të indinjuar, duke paralajmëruar edhe falimentimin e bizneseve të tyre.

“Sot, asamblistët e Lëvizjes VETËNDOSJE!, Dafina Alishani, Selman Sokoli dhe Ilir Gashi vizituan bizneset në rrugën ‘De Rada’ ku u njohën me shqetësimet dhe ankesat e tyre për dëmtim të interesit biznesor si pasojë e punëve të vazhdueshme në këtë rrugë.
Autoritetet komunale nuk i kanë njoftuar paraprakisht pronarët me kohë për zhvillim të punimeve. Në këtë lokacion edhe më parë kishte pasur intervenime nga Komuna dhe si pasojë e moskordinimit dhe mos planifikimit të duhur pasojat po i vuajnë bizneset që janë në prag të falimentimit si pasojë e mbylljes së rrugës.
Brenda dy vitesh është hera e tretë që po zhvillohen punime në këtë rrugë, duke prishur trotuaret, dëmtuar drunjët e prishur ndriçimi publik.
Është detyrë dhe përgjegjësi e Komunës që bizneseve t’iu sigurojë kushte dhe ambiente të përshtatshme pune, e jo t’i pengojë ato si pasojë e jo seriozitetit në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në komunikatën e LVV-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here