Në nderim të 26-vjetorit të Operacionit “Shigjeta” dhe 27 martirëve të rënë të Lagjes së Trimave në Prizren, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, zhvilluan homazhe dhe vendosën lule pranë memorialit, duke nderuar jetën dhe veprën e të rënëve për liri, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren, përcjell 04 Online.
“Në nderim të 26-vjetorit të Operacionit “Shigjeta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 27 martirëve të rënë të lagjes së Trimave (Tusuz), ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, deputetët Artan Abrashi, Arbër Rexhaj, Labinotë Demi-Murtezaj dhe Haxhi Avdyli, asamblistët Karanfil Haxhillari, Dafina Alishani, Selman Sokoli dhe Ilir Gashi, së bashku me anëtarë të kryesisë së Qendrës dhe aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta në nderim të jetës dhe veprës së të rënëve.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online