Lushaku-Sadriu (LDK): S’ka votë për Albulena Haxhiun as në vazhdim

0
81

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar në emisionin ‘RUBIKON me Adriatik Kelmendin” se LDK nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Ajo theksoi se LDK ka qenë e qëndrueshme që nga fillimi dhe nuk do të ndryshojë pozicionin.

“Ne jemi shumë konsistentë dhe po e mbajmë qëndrimin që vërtet prej fillimit e kemi thënë. Nuk pritet asnjë ndryshim nga ana e LDK-së, sepse i kemi të qarta qëndrimet” tha Lushtaku-Sadriu.

Ndërkohë, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhet as në tentativën e gjashtë, kur u hodh në votim kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here