Nëndega e LDK-së “28 Nëntori” në Prizren ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re.
Lundrim Blakaj ka marrë besimin e delegatëve të pranishëm, derisa në këtë kuvend është vërejtur një numër shumë i madh i pjesëmarrësve, ndryshe prej kuvendeve të mëparshme.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “28 Nëntori” zgjodhi për kryetar, Lundrim Blakaj. Lundrimi si një djalë me cilësi të mëdha, bashkë me kryesinë e re do të jetë promotor i lagjes “Ortakoll” për fitoren e madhe të LDK-së në Prizren.
LDK është parti me vlera të mëdha. Rritja e LDK-së është mision i yni dhe i gjithë atyre që kanë për qëllim qeverisjen me duar të pastra të Prizrenit”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e LDK-së./04 Online